Konflikti i hershëm për pronën mes dy vëllezërve ka çuar në vrasjen e dyfishtë sot në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje telefonike nga vendi ngjarjes, pranë Rrugës së Kavajës, raportoi se krimi ndodhi brenda një agjencie turistike, ku një person me mbiemër Muskurti dyshohet se ka vrarë me armë zjarri vëllain dhe kunatën e tij (viktimat janë çift), ndërsa trupat e pajetë ndodhen ende në brenda biznesit të tyre.

Fill pas krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë janë ngritur postblloqe të shumta në qytet, për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: