Humbja e thellë edhe në shtëpi kundër Bayern Mynih, duket se nuk e ka mërzitur shumë sulmuesin kilian të Arsenalit, Alexis Sanchez. Pasi u zëvendësua nga trajneri, kamerat e kapën Alexis Sanchez duke qeshur dhe në humor në një moment aspak të lumtur për Arsene Wenger. Rezultati ishte po ai i ndeshjes së parë 1-5, dhe Sanchez shihet teksa e mbulon gojën me dorë, për të fshehur të qeshurat nga kamerat. Në një moment ai mundohet të mbajë qëndrim më serioz, por disa sekonda më vonë e vazhdon ‘argëtimin’ që tregon se marrëdhënia e tij me Wenger nuk është edhe aq e mirë dhe se interesimi i tij për klubin e Arsenalit lë për të dëshiruar dhe me siguri ky do të jetë dhe sezoni i tij i fundit në “Emirates”.
https://www.youtube.com/watch?v=5Cagcupm3VE
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb