Një ylber i rrallë i formuar në qiellin e Singaporit të hënën i habiti të gjithë për formën që mori për plot 15 minuta.

Ylberi i pabesueshëm shumëngjyrësh u formua nga hiçi prapa një reje pasditen e së hënës dhe dallohej më së miri në qarkun veri-lindor të Singaporit. Ishte aq i shndritshëm sa spektatorët fillimisht besuan se ishte UFO, pasi lëviste ngadalë në qiell pa e humbur formën e tij. Sipas ekspertëve, është drita e diellit që reflektohet mbi kristalet e akullta të reve.

“Kurrë nuk kam parë diçka kaq të bukur të krijuar nga nëna natyrë,” tha eksperti i meteorologjisë Bernard Ong.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: