Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic nuk e ka kapërdirë dot barazimin 2-2 ndaj Milanit, duke mos i përmbajtur nervat në fundin e ndeshjes. Ai ka goditur një banderolë me grusht, teksa madje mediat italiane shkruajnë se pre e këtij sulmi ka përfunduar dhe një nga mjekët e pranishëm, që mori një goditje të lehtë në fytyrë. Milani të hënën ndaj Torinos arriti që të përmbyste disavantazhin 2-0, duke i dërguar shifrat në 2-2.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: