“Quhem Sinisa dhe kam lindur dy herë. Herën e parë në 20 shkurt 1969 në Vukovar, ish Jugosllavi, sot Kroaci. Duhet të falenderoj mamanë time kroate, Viktorija, dhe babanë tim serb Bogdan që më kanë sjellë në jetë. Kur kjo gjë ndodhi, ishte e enjte dhe nuk kam qarë. Më kanë thënë se nuk u ndjeva fare kur linda, aq sa të tjerët përreth u detyruan të më shkundnin tri herë për të më bërë të ulërisja.

50 vite më vonë, në 29 tetor 2019, kam lindur për herë të dytë në spitalin “Sant’Orsola” të Bolonjës. Dhe këtë herë duhet të falenderoj një djalë të ri amerikan, të panjohur më parë, i cili më ka dhuruar palcën kockore, si dhe ekipin mjekësor që është marrë me transplantin për të më shpëtuar nga leuçemia. Ka qenëditë e martë, kam pasur përkujdesje nga të gjithë, si dhe kam qarë shumë. Kam lindur dy herë, por kam jetuar shumë jetë”. – Sinisa Mihajlovic, “La partita della vita”.

Nëse ka diçka që i shton vlerat dikujt, ajo është mirënjohja. Duhet të jemi mirënjohës për çdo të mirë qëna bëhet në jetë dhe për çdo çast lumturie që na falet. Që në lindje, edhe pse nuk e kemi pasur ne në dorë, duhet t’u jemi falenderues prindërve që na kanë sjellë në jetë. E më tej, në çdo hap të jetës, duhet tëshfaqim mirënjohje në çdo moment.

Çelësi i lumturisë personale dhe atyre që na rrethojnë, sipas Rhonda Byrne, është mirënjohja. Ajo na ndihmon të mendojmë se jo çdo gjë është e tmerrshme. Duke praktikuar mirënjohjen, ne e mbajmëzemrën të hapur ndaj çdo eksperience të përditshme. Dhe ka çdo gjë për të cilën mund të jemi mirënjohës, që nga më të mëdhatë, e deri tek ato që duken më pak të rëndësishme. Thuaj më shpesh “Faleminderit”, kujto se çfarë vlerëson më tepër dhe kushtoji rëndësi ndjenjave të tua./bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: