Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Elbasan Rashani, ishte protagonist ditën e sotme në elitën e futbollit francez, teksa realizoi dopietë në triumfin 4-1 që skuadra e tij Klermont arriti në shtëpi ndaj Reims, duke mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës.

Sulmuesi anësor ka arritur të shënojë në minutat 81 dhe 90 për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.  Me këtë fitore, Klermont gjendet në vendin e fundit me 25 pikë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, ndërsa Le Havre është e 15-të me 29 pikë. 

Elbasan Rashani për këtë ndeshje është vlerësuar nga Sofa Score me notën 9.5. Ai përveç dy golave, kishte 48 prekje të topit, ndërsa në pasime ishte i saktë 62 për qind. 

Fitoi 12 duele, ndërsa u ndal me ndërhyrje të palejuar katër herë nga kundërshtarët. Dy golat e shënuar ndaj Reims, ishin të parat për Rashanin në Ligue 1 këtë sezon. 

(VIDEO)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb