Redon Xhixha duket se më në fund është zhbllokuar me Karabagun, duke gjetur golin e parë në kampionat me kampionë e Azerbajxhanit, në javën e fundit të Premier Ligës azere.

Ish-sulmuesi i Tiranës gjeti rrjetën që në minutën e 2’ pas një krosimi në zonë, ku nga shumë pranë nuk gaboi. Ky ishte goli i parë i Xhixhës me Karabagun në ndeshje zyrtare, ndërsa i dyti që pas transferimit të tij në Azerbajxhan, pasi i pari është shënuar në një miqësore ndaj Gallatasarajit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb