Pamjet e filmuara tregojnë momentin kur qyteti port në Detin e Zi, Mariupol bombardohet nga forcat ruse.

Sipas ushtrisë ukrainase, bëhet fjalë për sulmet ajrore ruse që shkatërruan një sërë fabrikash, ndër to edhe ato të hekurit.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se 2.400 persona kanë humbur jetën në Mariupol, nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Ndërsa pamjet tregojnë momentin kur bombat ruse bien mbi fabrikat dhe gjithçka nis të shkatërrohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb