ELBASAN

Një pjesë e madhe e Malit të Bukanikut në Njësinë Administrative Shushicë e  Elbasanit  është përfshirë nga flakët rreth orës 17:00 të së martës.

Burime  zyrtare nga Shërbimi Zjarrfikës raportuan  se zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të mbizotërimit të erës .

Aktualisht Tajar Alla, shef i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Elbasanit tha se përhapja e zjarrit ka dëmtuar deri tani  më se 2 ha të  kurorës së gjelbër me pisha e dushk dhe për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit janë dërguar dy automjete dhe 15 punonjës me mjete profesionale .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb