Një grup banorësh janë ngritur në protestë një ditë pas shpërthimit të flakëve në një depozite gazi në Porto Romano. Banorët kërkojnë siguri për jetën e familjarëve të tyre. Dhjetëra familje të zonës së Porto Romanos braktisën menjëherë banesat pas disa shpërthimeve të bombolave të gazit në këtë kompani.

Banorët thonë se shpërthimet kanë qenë të fuqishme dhe zona është mbuluar nga tymi, por fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.

Sipas tyre, nuk është hera e parë që në këtë kompani ndodhin incidente të tilla dhe është kthyer në një rrezik serioz për të gjithë banorët e zonës.

Grupi hetimor po punon për të mësuar shkaqet e ngjarjes. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 dhe me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve, zjarri i rënë në depozitat e gazit të një karburanti u fik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb