Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka denoncuar vijimin e zjarrit në pyllin e Semanit dhe neglizhencën e autoriteteve përgjegjëse për të shuar flaët.

Sipas saj zjarrfikësit ikin dhe vijnë pa fikur zjarrin, dhe reagimi është i pakët dhe jo serioz. Po ashtu ajo thekson se nuk mjafton vetëm shuarja e zjarrit, por dhe një hetim për shkaqet e tij.

Për më tepër ajo thekson se banorët shpesh dyshojnë që zjarret e njëpasnjëshme vendosen për të shfarosur pyllin dhe për të përvetësuar tokat pranë vijës bregdetare.

 

STATUSI NGA KEJDI MEHMETAJ

Sërish zjarr në pyllin e Semanit!

Që prej ditës së djeshme pylli i Semanit digjet. Autoritetet përgjegjëse menjëherë duhet të ndërhyjnë për të shuar vatrat e zjarrit. Zjarrëfikëset ikin e vijnë pa e fikur zjarrin. Me orë të tëra pylli digjet dhe reagimi nga institucionet është i pakët e jo serioz. E papranueshme që ky pyll digjet sërish brenda një kohe të shkurtër dhe askush nuk merr masa për parandalim. E papranueshme që pylli i Semanit me vlera të rëndësishme turistike e natyrore lejohet të shkatërrohet. Shuarja e zjarrit nuk mjafton, menjëherë duhet të fillojnë hetimet mbi shkaqet e këtyre zjarreve. Banorët e zonës shpesh kanë hedhur dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme me përfundim përvetësimin e tokave që ndodhen pranë vijës bregdetare dhe lënia pas dore e hetimeve nga ana e institucioneve qofshin vendore, qëndrore apo edhe prokurorisë vetëm i përforcon këto dyshime.

Ndal shkatërrimit e djegies së pyllit të Semanit ?

Fotot e videot bashkëngjitur janë bërë nga banorët e zonës rreth 2 orë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb