Pas shumë kohësh, politikanë shqiptarë janë bërë bashkë në ceremoninë në nder të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas.
Pjesë e shërbesës kanë qenë personalitetet më të larta kishtare botërore, politikanë si dhe kryeministri grek dhe pesë nga ministrat e tij.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” kanë mbërritur edhe kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, të cilët edhe pse të ulur shumë pranë njëri-tjetrit, nuk janë takuar me njëri-tjetrin.
Në ceremoni marrin pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
(BalkanWeb)