BRITANI- Populli thotë “ditëgjati nuk bëhet ditëshkurtër”, e në rastin e personi në Britani, kjo shprehje ngjan mëse e vërtetë. Një qytetar i cili është filmuar nga kamerat e disa bizneseve pranë një rruge në Londër, mund të konsiderohet si njeriu më me fat në botë.

Ai ka qenë duke pritur autobusin në një rrugë në Londër, por më pas ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të udhëtojë më këmbë.

Sapo ai është larguar nga vendi ku po priste, aty është aksidentuar një makinë, që me shumë mundësi do t’i kishte marrë jetën atij.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: