Tirana dy ditë më parë mblodhi liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në samitin e Procesit të Berlinit. Por mes shumë diskutimesh serioze, pas mbledhjes zyrtare ka pasur dhe momente gazmore dhe surpriza.

Duket se Rama ka befasuar të ftuarit e tij si i zoti i shtëpisë, me disa ‘pizza’ me emrin Berlin Samit, që në ambalazh ka foton e tij të ‘transformuar’ në kuzhinier, ndërsa brenda ka një piatancë me pikturat e kryeministrit.

Siç shihet në pamje, zyrtarët janë befasuar nga kjo dhuratë, ndërkohë që nuk kanë munguar as të qeshurat. “Kam menduar për të gjithë ju nga një dhuratë të ‘çmendur’”, dëgjohet teksa sqaron Rama. Ndërkohë Mark Rutte i Holandës, e pyet se si e ka bërë një dhuratë të tillë.

@usa.tech @EdiRamaTikTok #albania #germany #albinkurti #albania #tirana #kosovo ♬ Makeba – Jain

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: