Situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar, por në fokus të zhvillimeve është masiviteti i protestës.

Pamjet e kapura me dron nga Rruga e Durrësit tregojnë qartë dimensionin e tubimit, ku i gjithë aksi rrugor dhe sheshi përreth janë pushtuar nga një numër i lartë qytetarësh.

Në këto pamje vihet re se zona është mbushur në çdo skaj e cep me protestues, ku mbizotërojnë kryesisht të rinjtë dhe studentët, të cilët i janë bashkuar thirrjeve kundër qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb