Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë ka rënë pre e grabitjes, gjatë natës së kaluar.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra, e cila raporton se është vjedhur një sasi e vogël lekësh në arkat e Katedrales.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Kodra se dyshohet që vjedhja të jetë kryer nga dy shtetas të mitur. Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e procedurave të nevojshme.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës.

Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Policia në vendngjarje, po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb