“Plaga” është ende e hapur, për këtë arsye finalja e Kupës së Italisë, Juve-Napoli, në program për tu zhvilluar këtë të mërkurë në stadiumin “Olimpico”, pritet të jetë e zjarrtë, pavarësisht se do të zhvillohet pa tifozë. Për të ndezur dhe më shumë ambientin ka menduar presidenti De Laurentiis i cili akuzon ish trajnerin e Napolit, aktualisht në stolin e Juves, Maurizo Sarri: “Më ka tradhtuar me arsyetimin më vulgar, atë për para”, është shprehur De Laurentiis në një intervistë për “Corriere dello Sport” duke vijuar:

Corriere
Corriere

“U largua më këtë arsyetim duke braktisur Napolin, një skuadër që në atë kohë e dashuronte e gjithë Italia dhe Europa. Kur unë zgjodha Sarrin në stolin e Napolit qyteti u mbush me shkrime kundër meje”, kujton De Laurentiis të cilin këtë të mërkurë e sfidon pikërisht trajneri që famën e mori në drejtimin të ekipit të tij. Kjo është një prove e madhe edhe për vetë Sarrin i cili në sezonin e tij të parë në krye të Juventusit ka ngjallë shumë dyshime, në është trajneri i duhur për ti dhuruar “Zonjës së Vjetër” trofe të rëndësishëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb