Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një prononcim për News 24 deklaroi se me shembjen e Teatrit Kombëtar u kalua vija e kuqe dhe u shkelën të gjitha parimet e shtetit të së drejtës.

Ai tha se kjo situatë të con në një drejtim: Largimin e kryeministrit Rama. Salianji shtoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe jo në konflikt civil.

“Ka ndodhur shembja dhe kthimi në pluhur e hi, jo vetëm Teatri, por është bërë pluhur dhe hi shteti i së drejtës. Tashmë nuk ka askush siguri ligjore. Të gjitha janë të riskuara tashmë nga një diktaturë, që i shërben vetëm një grupi prej 10 apo 15 personash. Dhunohen artistë, gazetarë dhe politikanë.

Është shkërmoqur ngrehina e shtetit ligjor dhe parimeve të së drejtës. Nuk është pritur hetimi nga SPAK, kemi 4 institucione që prisnin përgjigjen e drejtësisë. Cdo qytetar e kupton që jo vetëm është shembur teatri, por është kaluar vija e kuqe! Cdo gjë të con në një drejtim: Largimin e Edi Ramës. Ai nuk pyeti për asnjë institucion, përdori cdo formë për të rrëzuar teatrin, prandaj të përdoret cdo formë dhe cdo mënyrë për ta larguar.

Urrejtja e shqiptarëve është në shpërthim dhe vlim e sipër. Ne do i përgjigjemi interest quytetar, do marrim hapat e nevojshëm për largimni e tij. Nuk duam të shkohet në konflikt civil, largimi i kësaj klike ndryshe do bëhet me zgjedhje”,- tha Salianji.

Ish-deputeti shtoi ndër të tjera se, “Sot u konsumua një akt i rëndë dhe brutal, u shkatërrua simboli i Tiranës, u kthye në pluhur e hi dhe thasë me para për disa vetë. Ne do bëjmë cdo gjë që Rama të largohet me votë”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb