Një mjet në pronësi të shtetasit Marsel Buçi është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Bilishtit.

Nga veprimet e para hetimore u konstatua se kemi të bëjmë me  një zjarrvënie të qëllimshme të mjetit të shtetasit Marsel Buçi i cili rezulton një emër i njohur për policinë e Bilishtit pasi vetëm 2 javë më parë ka qenë i shoqëruar në për zjarrvënie të qëllimshme të një automjeti, por që u la në gjendje të lirë pasi nuk kishte prova të mjaftueshme kundrejt tij.

Policia ngre dyshimet se djegia e mjetit Volsvagen në pronësi të 34 vjeçarit nga Bilishti, lidhet me ngjarjen e ndodhur dy javë më parë po në të njëjtën lagje ku u dogj mjeti në pronësi të Deizi Arapit.

Kujtojmë se e reja akuzoi në një dalje për mediat Marsel Buçin për ngjarjen duke e etiketuar si “punonjësi i karburantit të Nallbatit (deputetit të PD, Bledion Nallbati)”, por pa përmendur emrin e tij, gjë që e kishte dhënë gjatë deklaratës së saj në komisariat.

Në një dalje për mediat babai i shtetasit Marsel Buci deklaroi se dyshimet e tyre shkojnë për Deizi Arapin pasi e reja përveçse e kishte akuzuar publikisht, i kishte dalë përballë ditë parë për t’i kërkuar llogari.

Madje babai shton se Arapi e kishte akuzuar në polici djalin e tij për sharje dhe fyerje.

Sakaq babai i Marsel Buçit kërkon të zbulohet e vërteta pasi ashtu siç thotë vetë ai djali i tij, nuk ka qenë i përfshirë me ngjarje. Ndërkohë në një komunikim me telefon Marsel Buçi tregon se ka bërë deklaratën e tij në polici dhe se për ngjarjen dyshon vetëm te Deizi Arapi pasi e cilëson veten si një person pa probleme dhe që nuk ka patur konflikte me askënd, sakaq në polici është shoqëruar edhe Deizi Arapi për të dhënë dëshminë e saj.

Për ngjarjen e shënuar në 02:30 të mëngjesit te sotëm policia është ende duke hetuar ndërkohë që ajo që vihet re në banesën e Marselit është se ka kamera, por janë lënë jashtë funksionit nga policia pasi ato u konfiskuan herën e parë për të vërtetuar që Marseli ndodhej në banesë në momentin kur është djegur mjeti i Dejzi Arapit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: