Opozita parlamentare është larguar nga salla e seancave plenare. Opozita i është përgjigjur thirrjes së deputetit Myslim Murrizi, i cili mori fjalën pas ndërprerjes së dytë të seancës. Murrizi akuzoi Rucin se po i heq të drejtën e fjalës opozitës parlamentare.

Foli kryeministri sa deshi javën e parë, në emër të grupit demokrat, që ka të drejtë që të flasë pas kryeministrit dhe nuk do të merrja një orë kohë, ia dhe fjalën dikujt tjetër, sot tentove ta bësh, që ti nuk më njeh për kryetar grupit, punë e madhe, më njohin 11 deputetët që më kanë zgjedhur.

As unë nuk kam qejf që të jesh aty, por të kanë votuar. Matu kur flet, se nuk të marr leje ty unë. Unë e kam ngritur dorën se sulltani jot më përmendi 6 herë emrin. Po kërkon që të bësh diversion mes nesh. Kthehu me këmbë në tokë, je atje lart, spiker i Kuvendit, arbitër, për të mbajtur radhën, dhe as protektor, as tutor, as kapo apo padrino, të paktën të atyre që kanë zedër. Unë ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e parties” tha Murrizi.

Fjala e tij u pasua nga ajo e kryeparlamentarit Ruçi i cili ndërsa deputetët e opozitës largoheshin nga salla kërkoi prej tyre të zabtojnë etikën. “Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren e Kuvendit” u shpreh Ruci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb