Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se vinte baste të paligjshme. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Ilirjan Ahmeti.

NJOFTIMI I POLICISE
Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në subjektin e tij, vihet në pranga 52-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie. Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin (dyqanin) e shtetasit I. A., në lagjen nr.1, Sarandë, u konstatua një celular që shërbente për vënien e basteve sportive, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi I. A., 52 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb