Rudina: Graciano duam të ndalojmë tek disa deklarata që ti ke bërë. Dua të sjell tani titujt në portale, të cilat t’u dedikuan sepse provokove shumë me atë që the dhe dua ti lexoj tani: “Graciano Tagani u nxjerr të palarat VIP-ave shqiptarë: Përveç kokainës, çfarë nuk pinë tjetër në Bllok”. Pra ke bërë disa deklarata të forta.

Graciano Tagani: Ideja është që unë nuk e kam thënë fare në atë kontekst, sepse portalet tona të famshme dihet se si i transformojnë gjërat. Unë kam thënë, që ka qenë mënyrë shakaje, që të gjithë pinë substanca të ndryshme.

Rudina: Po si mund të thuhet me shaka që të gjithë pinë substanca të ndryshme?

Graciano Tagani: Puna e shakasë, kur unë e thashë nuk akuzova as VIP-at asnjë njeri, ideja ishte që kur del në clube, konsumon për veten tënde, thashë ti e ke marrë vesh se nuk konsumohet gjë, në mënyrë shakaje, nuk akuzova njeri dhe as nuk e kisha personalisht me njeri. Tani dihet, njerëzit kur dalin pinë, dëfrehen, është jeta e tyre, të bëjnë ca të duan, në këtë kontekst e kisha. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb