TIRANE- Një foto e vjetër e publikuar në faqen zyrtare të ‘Vipave të Bllokut’, profil që demaskon vipat shqiptarë në Instagram, ku në të shfaqej këngëtarja Poni, është bërë objekt debatesh. Gjithçka nisi pas një fraze “Kush është?”, duke sjell reagimin e vet personazhit në fjalë, Ponit. Këngëtarja ka shpjeguar në faqen e saj zyrtare në Instagram se nuk ka pasur ndonjëherë në vetvete si qëllim pamjen, sesa këngët që ka lënë ndër vite.

“Te nderuar ju qe me keni dashur pa kushte , dhe me shum se mua keni dashur kengen time! Jam e detyruar te ripostoj foto para se te isha person publik ,! Per tju pergjigjur mendjeshkurterve dhe ziliqareve qe i argeton pa mase te gjejn ndonje foto ku ke dal pa mendje apo ku fotografise i eshte shpelare dhe ngjyra sepse aq shum jan lodhur per ta gjetur, qe sado mos tju pelqej pamja ime ! Nuk e kam pasur ndonjeher si qellim ne vetvete kete por kenget perla qe kam len nder vite ! Hajt suksese ne te ardhmen ne punen e “palodhur” qe beni?”, thuhet në mesazhin e Ponit, të cilin e ka ilustruar dhe me një foto të shkrepur vite më parë .

Fill pas kësaj, vjen reagimi i dytë i “Vipave të Bllokut”, ku thuhet se fotoja në faqen e tyre u hodh si kuic për të treguar se kush ishte personazhi në fjalë dhe jo për të lënë dyshime nëse kishte pasur ndërhyje apo jo. Sipas ‘Vipave të Bllokut’, i drejtohen Ponit se askush nuk ia hoqi vlerat e saj si këngëtare.
“Sqarojme @poni_officiel se fotoja me heret nuk u hodh per te treguar se kishte nderhyrje sepse duket qarte qe tiparet nuk kane ndryshuar por thjesht ka ndryshim makeup-i. Ishte thjesht nje kuic per ndjekesit e faqes mqs ishte foto e vjeter dhe nuk ka shume ne qarkullim. Nuk t’i hoqi askush vlerat si kengetare ? #bepositive✌?️”, thuhet në reagimin e ‘Vipave të Bllokut’.

(ed.me/BalkanWeb)
