Big Brother VIP kanë qenë kryefjala e mediave rozë muajve të fundit, ndërsa vëmendje të madhe kanë marrë banorët që janë bërë pjesë e tij.

Përveç komenteve të shumta, dedikimeve në rrjetet sociale, janë publikuar gjithashtu disa këngë për banorët e famshëm të shtëpisë.

Një këngë e tillë së fundmi ka ardhur edhe nga këngëtarja e njohur, Poni e cila këtë projekt ia ka dedikuar modeles dhe finalistes së BB VIP, Beniada Nishani.

Projekti i ri muzikor i Ponit mban titullin “Vajzë shqiptare” në rreshtat e saj përmendet disa herë emri i modeles duke e përshkruar si një femër elegante, e bukur dhe plot sharm.

Kujtojmë që rreth një javë më parë, Beniada u befasua nga një performancë e këngëtares brenda shtëpisë së famshme, kjo pasi modelja vazhdimisht kishte treguar se është adhuruese e saj që nga fëmijëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb