Në Shkodër numri i personave të prekur nga virozat e stinës është shtuar ndjeshëm.

Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për BalkanWeb se shefja e epidemiologjisë pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Dhurata Hysa, thotë se janë afro 500 të infektuar në javë nga gripi sezonal.

“Aktualisht ndodhemi në kulmin e rasteve me grip”, shprehet Hysa.

Ndërkohë shefja e epidemiologjisë në Shkodër thotë se duhet që ta menaxhojmë këtë situatë gripale dhe tregon se moshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit.

“Sa i përket COVID 19 ka shumë më pak raste, vetëm 17 të infektuar rezultojnë për dhjetorin por shifra është e ulët sepse edhe testimet nuk janë të shumta”, tregon Hysa.

Në një muaj numri i personave të prekur nga gripi në Shkodër dhe Vau Dejës që janë pjesë e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor pritet që të shkojë mbi 2 mijë, një shifër që konsiderohet e lartë nga mjekët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: