TIRANË
Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryedemokratin Basha, lidhur me takimet elektorale të këtij të fundit.
Në një tjetër postim në tWitter, Rama i përgjigjet kreut të PD, ndërsa shkruan se është i frikësuar për njerëzit që sipas tij po bëhen mish për top në grumbullime.
“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!”- shkruan Rama.
O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!
— Edi Rama (@ediramaal) March 30, 2021
(BalkanWeb)
