Në shtëpinë e Dritëroit, mungesa ndihet mjaft. Një vit më parë, në 31 dhjetor të 2016, ai ka qëndruar “stoik” në tavolinën e festës deri rreth orës 01:30 të datës 1 janar 2017 dhe ka qeshur e festuar me fëmijët e bashkëshorten, Sadijen.

Megjithatë, ajo ia kishte merakun prej ditësh, edhe pse nuk e besonte se shumë pak javë më pas nuk do ta kishte më pranë vetes.

Ashtu si për çdo gjë, edhe këtë herë Sadija i ka qëndruar strikte traditës së vendosur nga vetë shkrimtari. Gati-gati me të njëjtin shkrim dore, ajo është kujdesur që të dërgojë kartolina për miqtë e familjes së Dritëro Agollit.

Ndoshta jo rastësisht ngjyrat e kartolinës kanë qenë e zezë nga jashtë dhe e bardhë brenda, por gjithsesi, rreshtat e shkruar kanë shprehur shumë mirënjohje për ata që i qëndruan pranë dhe e kujtuan shkrimtarin.

“Kam qenë shumë e ngarkuar nga ana shpirtërore. Kam pasur mjaft pagjumësi këto ditë. Herën e fundit ai ndenji deri në orën një e gjysmë në tavolinë. E kisha parë shumë herë të tjera ashtu, por mendoja se do ta kalonte edhe këtë herë”, shprehet bashkëshortja e Dritëroit, Sadije Agolli. E në fakt, pikëllimi i duket qartë në fytyrë. “Jo vetëm unë, por edhe fëmijët e kanë përjetuar jo mirë këtë Vit të Ri”, tregon ajo.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/01/06/viti-i-ri-pa-driteroin-sadija-i-veshtire-se-prisja-te-ikte/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: