TIRANË

Kandidati i PD në Gjirokastër Tritan Shehu ka falënderuar banorët e gjithë qarkut pas vizitës së kreut të PD-së Lulzim Basha.

Shehu e cilëson një pritje madhështore dhe me dashuri e sipas tij, konfirmuan vullnetin dhe dëshirën për ndryshimin e 25 prillit. Ai e quan prelud i fitores.

POSTIMI I PLOTË
?? Një falënderim i thellë për të gjithë gjirokastritët, dropullitët, libohovitët, tepelenasit, përmetaret, memaliotët dhe këlcyrjotët, që më pritjen e sotme madhështore e me dashuri të Kryetarit Basha, ?entuziazmin e tyre pa fund, veçse konfirmuan vullnetin dhe dëshirën për ndryshimin e ✅25 Prillit.
Pritja e sotme, takimet e ngrohta? e plot mesazhe optimiste, janë preludi i fitores se vetëm mbas disa javësh, fitore që dhe Qarku i Gjirokastrës i ⛔️zhytur në varfëri, ⛔️pa punësi e ⛔️diskriminim të plotë, po e pret me pa durim e plot shpresë.
✌️Entuziazmi dhe forca e njerëzve të bërë së bashku sot me Kryeministrin e nesërm, në emër të demokracisë, lirive, prosperitetit, të drejtës për të jetuar me dinjitet, ishte jo vetëm një mesazh i qartë aspirimi, por dhe një oshëtimë tingëlluese, forcë bashkimi, paralajmëruese për cilindo që do të guxojë të tentojë manipulimin e votës.
Sot të gjithë ishit të ?mrekullueshëm!
✅Fitorja është tashmë vetëm një “hap” larg.
✅✅✅E nesërmja e re po gjëmon!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb