Është dita e fundit e vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama në SHBA. Gazetari i Ergys Gjençaj, që ka ndjekur nga afër agjendën e kryeministrit në Amerikë, tregoi për “BalkanWeb” detaje nga takimet e kreut të qeverisë.

Ai tha se Rama është takuar në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres e nga muaji qershor, ku do të jetë dhe mbledhja e radhës në Këshillim e Sigurimit, pritet që presidencën ta marrë Shqipëria. Po ashtu, gazetari tregoi detaje nga takimi i kryeministrit me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Sipas Gjençajt, Blinken i ka shprehur falënderimet Ramës për mirëpritjen e refugjatëve afganë si dhe shtoi se sekretari amerikan ka vlerësuar punën e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi. Gazetari shtoi më tej, se Rama, bashkë me delegacionin që e ka shoqëruar në këtë vizitë, pritet të rikthehet nesër në atdhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb