“Njeriu me të cilin keni pirë konjak ka banditë që rrahin opozitën dhe lëvizin njerëzit nëpër Serbi për të votuar për të,” i tha në një deklaratë presidentit francez Emmanuel Macron nënkryetari i Partisë Liri dhe Drejtësi në Serbi, Borko Stefanoviç.

“Presidenti francez Emmanuel Macron pas takimit me Aleksandar Vuçiç tha se tani po shkruhet historia e Serbisë. Pikërisht njeriu që ju mirëpritët në Pallatin Elysee po kryen një grabitje të paprecedentë të qytetarëve të Serbisë dhe refuzon të lejojë zgjedhje të lira”, tha Stefanoviç , duke reaguar ndaj deklaratës së Macron.

“Njeriu me të cilin keni pirë konjak ka banditë që rrahin opozitën dhe lëvizin njerëzit nëpër Serbi për ta votuar. Është njeriu me të cilin keni folur çdo ditë për 12 vjet ai që hedh poshtë çdo ide të barazisë, lirisë dhe vëllazërisë mbi të cilën u themelua Republika Franceze”, theksoi Stefanoviç

Stefanoviç u shpreh se Franca është mike e Serbisë dhe është gjithmonë e mirëseardhur, por se Franca nuk mund të jetë mike e kësaj qeverie uzurpuese sepse ajo qeveri nuk është Serbia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb