Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Parlamenti Europian mbështet dhe i kërkon Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se gjatë qendrimit në Bruksel sëbashku me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilluan një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Fillimisht Ruçi dhe Balla u pritën në një takim nga Kryetari i Parlamentit Europian, David Sassoli. Më pas ato zhvilluan takime edhe me Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme, David McAllister, Zëvendëskryetarin e Grupit PPE, Andrey Kovatchev, Kryetarin e Delegacionit të PE me Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis si dhe me Zëvendëskryetaren e Delegacionit të PE me Shqipërinë, Bettina Vollath, ku në fokus të bisedave ishte fillimi i bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE.

Postimi i plotë :

“Parlamenti Europian mbështet dhe i kërkon Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Takime me Kryetarin e Parlamentit Europian David Sassoli, me Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister, me Zëvendëskryetarin e grupit PPE Andrey Kovatchev, me Kryetarin e Delegacionit të PE me Shqipërinë Manolis Kefalogiannis si dhe me Zëvendëskryetaren e Delegacionit të PE me Shqipërinë Bettina Vollath”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb