TIRANË- Prokuroria ka depozituar në gjykatë rekursin për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, ku kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila e shpalli të pafajshëm ish-guvernatorin për akuzën e ngritur për shpërdorim detyre për vjedhjen e 713 milionë lekëve, i cilësuar si “skandali i vjedhjes së Thesarit”.

Prokuroria kërkon që Fullani të dënohet me 5 vite burg.
Fullani akuzohej për shpërdorim detyre ne dy raste. Palët shpallin konkluzionet për dosjen nën shqyrtim, në të cilën Fullani akuzohet për dy episode. Në të parin, Fullani shikohet si shpërdorues i detyrës përsa kohë shikohet i dyshimtë në mosrespektimin e rregullave dhe udhëzimeve të Këshillit Mbikqyrës, nga moszbatimi i të cilave u shkaktua vjedhja e degës së Thesarit prej 713 milionë lekësh.

Për këtë ngjarje u akuzuan 18 persona, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar përveç kryeinspektores së bankës Elivar Golemi, procesi ndaj të cilës vazhdon ende.
Në episodin tjetër, sërish mbi Fullanin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës për hotel “Dajtin”, për të cilin Këshilli i Ministrave ka vendosur shitjen e tij përpara se banka të hapte procedurat e blerjes. Për të dyja rastet, Fullani mori pafajsi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: