TIRANË-Avokati i Ardian Bitraj mohon që klienti i tij të ketë bashkëpunuar me Mimoza Bruzinë në vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit.

“Bitraj nuk ka bashkëpunuar me Mimozën dhe Klevisin. Nuk ka asnjë fakt që të vërtetojë bashkëpunimin mes tyre”- u shpreh avokati. Ndërsa vet Bitraj ka deklaruar se që nga korriku i 2014 ka bashkëpunuar për atë çfarë bëri në BSH.

Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia akuzohen për vjedhje në bashkëpunim të shumës prej 713 milionë lekë nga dega e thesarit. Dy të akuzuarit përfitojnë ulje të 1/ 3 së dënimit pasi seancën e mëparshme gjykata pranoi kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar. Prokuroria akuzoi 20 ish -punonjës, por vetëm mbi dy prej tyre Ardian Bitrajn dhe Mimoza Bruzian rëndoi akuza e vjedhjes.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb