Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e abuzimit të një 10-vjeçareje nga xhaxhai dhe djali i këtij t ë fundit. Ka qenë nëna e saj ajo që ka rrëfyer dramën e vajzës, dhe përjetimet familjare.

E gjitha kjo ngjarje merr përmasa edhe më të rënda, pasi nëna tha se abuzimi u zhvillua edhe në dijeni të gjyshit të 10-vjeçares, edhe pse sot ka 3-muaj që ka ndërruar jetë.

“Ishte viti 2017 kur vajza ime ishte vetëm 10-vjeç dhe shoqërohej për në shkollë nga vjehrri im i cili jetonte me ne. Unë dhe im shoq shkonim në punë çdo ditë në besimin e vjehrrit. E shikoja qe vajza çdo ditë e më shumë ishte e shqetësuar dhe më shmangej dita ditës. Një ditë ajo më pohoi se djali i xhaxhait e ngacmonte dhe abuzonte seksualisht. Më ra shtëpia mbi kokë, nuk mund ta besoja këtë fjalë të vajzës. Ajo nuk mundi të shprehej dot me fjalë dhe vajza ma shkruajti me letër. Vajza në letër kishte shkruajtur “marrëdhënie”. Vajza më pohoi për djalin e xhaxhait i cili kishte abuzuar me të . Thirra bashkëshortin dhe i kërkova që të më jepte besën për atë që do t’i thosha sepse gjithçka mund të ndodhte brenda fisit. Ja rrëfeva të gjithë atë që më kishte rrëfyer vajza dhe u shokuam. Thirrëm nipin i cili ishte personi që vajza akuzoi dhe i kërkuam ta thoshte të vërtetën dhe ai e pohoi se kishte ndodhur, por ishte shtyrë ta bënte këtë gjë. Vendosëm me burrin që vajzën ta çonim në mjekësi për ekspertizë mjeko-ligjore. Por aty nuk na u tha diçka definitive. Për hir të shumë gjërave nuk doja që vajza ime të dëmtohej edhe nga përhapja e lajmit. Më këshilloi avokati që të shkoja në prokurori pa bërë kallëzim në polici dhe shkova. Në 2017 djali i xhaxhait që abuzoi me vajzën ishte 17 vjeç. Vajza më ka rrëfyer dy mënyra abuzimin edhe te shtëpia e xhaxhait dhe te shtëpia jonë. Në fillim më tha që abuzimi ndodhi te shtëpia e xhaxhait për herë të parë.

Vajza tha: “Isha akoma duke qarë kur vjen dhe xhaxhai im dhe i thotë; “çfarë kë bërë kështu?” dhe heq pantallonat dhe abuzon me mua. Pasi mbarojnë me mua dhe më marrin në krahë dhe më çojnë te porta aty ku ishte edhe gjyshi”. Vajzën kanë dashur ta trafikojnë, kthehesha nga puna dhe e gjeja vajzën plot shenja në trup, njolla gjaku në njërin nga ambientet e shtëpisë, abuzimi ka ndodhur edhe në sy të gjyshërve. Disa muaj e ndoqa me psikologët e prokurorisë, pastaj më vonë vajza nuk pranoi kurrë më. Në 26 qershor të 2017-tës vajza në fillim më rrëfeu për djalin e xhaxhait pastaj për xhaxhain dhe pas 2 viteve kërkuam të deklaronte vjehrri im, ai pohoi që e ka gjetur vajzën lakuriq në dhomë.”, tha nëna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb