Safet Gjici ndihet shumë i rënduar dhe nervo zuar për ato që ka lexuar një ditë më parë në “Panorama Sport”, ku ish-trajneri i tij te Kukësi, Diego Longo, akuzonte se më parë paguheshin nga 2 mijë euro nga të rinjtë për të luajtur në ekipin e parë. Në reagimin e tij ekskluziv për gazetën, Safet Gjici, i thotë të gjitha për ish-trajnerin e tij, të cilit refuzon t’i përmendë edhe emrin, duke nënkuptuar se ka bërë gabimin më të madh që i ka dhënë besim, që sipas tij Longo nuk e meritonte. Gjici nuk zbulon emra se cilët ishin dallaveraxhinjtë që fliste ai edhe Longo, por të gjithë reagimin e tij e lidh me besimin që i dha dikujt, që sipas tij, nuk e meritonte.

“Është mashtrues ai, gënjeshtar, pipino… E di si është puna e këtyre tani, e la ekipin pa shkuar në Europë, bëri gjënë më të keqe. Unë si president nderi i ekipit, sepse nuk kam qenë aty, se po të isha aty nuk do të guxonte të rrinte më shumë se tre muaj me atë menaxhim që i bëri skuadrës. Por, ishte një trajner që klubi i dha një mundësi, sepse vjen nga bota e jashtme dhe e morëm me idenë të bëjmë një punë në ekipin e Kukësit. Mori një ekip që ka qenë një herë kampion, disa herë nënkampion, fitues i Kupës dhe Superkupës, dhe vjen Longo na tregon neve se cila është skuadra e Kukësit. Do t’i thosha atij zotërisë të shkojë dhe ta mbyllë gojën dhe të mos e dëgjoj më edhe si emër, se ai nuk është trajner”, nis bisedën për gazetën Safet Gjici.

DALLAVERAXHINJTË Në lidhje me faktin që Longo ka pohuar se ai ia ka bërë të ditur presidentit dhe klubit se cilët janë dallaveraxhinjtë në skuadër, Gjici e konsideron një gënjeshtër.

“Është gënjeshtër ajo që ka pohuar që i kam thënë presidentit apo klubit për dallaveraxhinjtë. Asnjëherë nuk ka thënë me emra konkretë. Por, kur nuk arriti asgjë, as Europën, me një sezon të dështuar, ku iu plotësuan të gjitha kushtet. Në dy fazat e para nuk i kishte këto ai, pse i nxori tani ku në 13 ndeshje nuk mori asnjë fitore. Ishim 13 pikë para Partizanit, erdhi e kaloi dhe i mori vendin e tretë. Ky së bashku me stafin e vet, ata dy bishtat që kishte, doli trajner totalisht i dështuar. Ky zotëri është me probleme shëndetësore, nuk është puna te problemi i rezultatit.

13 ndeshje pa asnjë fitore ekipi i Kukësit, ishte diçka shumë e rëndë. U mundën me katër apo pesë gola. Nuk e njeh vetëm ai ekipin e Kukësit që erdhi dje dhe për herë të parë i besuam një ekip që kalonte gjithë ato ture në Europë e me ata trofe dhe ia besonte një trajneri me eksperiencë zero në Superligë. Nuk fliste për anën teknike të ndeshjes, por fliste që nuk ka gjatë ditës drita te kompleksi. Ishte joserioz, pa karakter. Unë e kam takuar gjithsej tri-katër herë dhe na tregon tani që paska dallavere të tilla në klub që na i paska treguar dhe klubi mori masa për këto dallavere me dy mijë euroshe…/Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb