Nuk i është dashur shumë për të gjetur një skuadër të re. Emiljano Musta u largua nga Partizani vetëm një ditë më parë, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Mehmeti, ndërsa këtë të mërkurë është prezantuar zyrtarisht si një futbollist i Kukësit. 29-vjeçari në këtë rikthim të tij tek verilindorët pas afro dy vitesh, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023. Musta është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerin Diego Longo, me italianin që merr dhuratën e parë nga kjo merkato dimri.

Musta
Musta

Zyrtare! Emiljano Musta është futbollist i Kukësit
✍? Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet te ekipi ynë pas dy aventurave të ndryshme në Superiore! Sezonin e fundit, Musta ishte futbollist i Partizanit, por nga dita e sotme do të jetë nën urdhërat e trajnerit Longo.
?? Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Emiljano ?
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb