Sadio Mane, sulmuesi i Liverpool, është kthyer në një nga lojtarët më të lakuar në këto ditë të para qershori. Sulmuesi nga Senegali ka shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient, në valle për të siguruar shërbimet e tij janë dy gjigantë si Bayern Munich dhe Barcelona.

Sipas The Times, Bayern ka dërguar ofertën e parë zyrtare në dyert e Liverpool, 25 milionë euro plus 5 të tjera bonuse, që lidhen me arritjet sezonale, si psh nëse Bayern do të fitonte Champions.

Kjo ofertë e bërë nga Bayern nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit të kuq të cilët e kanë refuzuar menjëherë, një “Jo” e prerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb