Duket se të gjithë yjet e Interit do të largohen këtë verë. Pas largimit të Hakimi-t (PSG) dhe Lukaku-t (Chelsea), tani ka ardhur oferta e radhës për Lautaro Martinez.

Argjentinasi pëlqehet shumë në Angli dhe pas 80 milionëve të ofruar nga Tottenham, ka ardhur edhe propozimi i Arsenal-it, që do të ishte i gatshëm ta paguante “demin” me 275 mijë sterlina në javë.

Një shifër e përafërt me 17 milionë euro në sezon. Tashmë “topi” kalon te klubi dhe te vetë lojtari, i cili ende nuk ka rinovuar. Inter me shitjen e Lukakut zbut ndjeshëm borxhet, por me dobësimin e skuadrës, edhe Martinez mund të kërkojë një aventurë të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb