Një operacion i gjerë pastrimi është ndërmarrë nga qeveria indiane, për të fshehur varfërinë dhe shëmtinë gjatë vizitës së presidentit amerikan Trump, duke nisur nga uji i pastër që do të hidhet në lumin Yamuna as Agra.

Lumi që rrjedh prapa Taj Mahal, është i ndotur dhe mban erë të keqe. Departamenti i ujitjes së shtetit të Uttar Pradesh ka vendosur të hedhë më shumë se 14.150 litra ujë të pastër për të përmirësuar kushtet. Uji do të hyjë në Yamuna nga një digë aty pranë, nesër, në Mathura dhe do të arrijë në Agra në 21 shkurt, dy ditë përpara vizitës së Trump.

Departamenti ka lajmëruar banorët që edhe niveli i oksigjenit do të përmirësojë cilësinë e lumit, duke zvogëluar erën e rëndë. Gjithmonë në Agra, dyqanet në rrethinat e Taj Mahal janë lyer të gjitha me të njëjtën ngjyrë, edhe rrugët do të lahen dhe pastrohen nga pluhuri.
Në Ahmedabad, kryeqytet i Gujarat, përpara vizitës së presidentit amerikane është ndërtuar një mur për të mbuluar pamjen e një lagështie përgjatë superstradës, që të çon ne aeroport. Gjithmonë në Gujarat, rreth 50-familje u shpërngulën nga banesat e tyre pran stadiumit, ku do të mbahet spektakli ‘Namaste Trump’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb