Ky superushqim nuk është i mirë vetëm për organizmin, por edhe për pamjen e jashtme. Shega është cilësuar gjithmonë si simbol i shëndetit, pjellorisë, prosperitetit dhe jetëgjatësisë. Shkenca moderne tashmë vërteton mitet e lashta mbi përfitimet e shegës si brenda ashtu edhe jashtë organizmit; për të mbrojtur dhe rigjeneruar lëkurën, shkruan “shëndeti”.

Më poshtë do të gjeni disa vlera unike të shegës dhe përdorime të pluhurit që përfitojmë nga lëkura e saj, meqë jemi edhe në sezonin e shegëve.

Rigjenerimin e qelizave
Shega mbron dhe forcon qelizat e lëkurës në sipërfaqe dhe rigjeneron qelizat në shtresat më të thella të lëkurës. Si fruti ashtu edhe vaji nga farat e gjegës forcojnë shtresat e jashtë (epiderma) dhe riparojnë shtresat më të thella (derma) të lëkurës, si dhe stimulojnë keratinocitet (qelizat në sipërfaqe të lëkurës).

Lufton inflamacionin dhe parandalon shfaqjen e akneve
Puçrrat krijohen kur një bakter infekton gjëndrat dhjamore të lëkurës. Në këtë rast trupi dërgon qeliza të bardha të gjakut, të quajtura neutrofile, në formën e puçrrave. Pasi bashkohen edhe me bakteret, ato shkaktojnë inflamacion dhe përhapje të akneve në fytyrë. Antioksiduesit tek shega ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe parandalimin e shfaqjes së puçrrave në lëkurë.

Thani lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak tek një tigan.
Pasi të ftohen i bluani me anë të një mulliri.
Bëni një pastë me këtë pluhur dhe lëng limoni ose ujë trëndafili.
Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne ose puçrra.
Lëreni të thahet për pak kohë
Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët

Mbron lëkurën nga dielli dhe ndotja e ajrit
Ekspozimi i tepërt në diell dhe nga ndotja e ajrit shkakton dëmtim oksidativ të qelizave të lëkurës dhe mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të rrudhave, njollave dhe djegieve të lëkurë. Antoksiduesit (të quajtur ndryshe polifenolët) që gjenden tek shega, mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ.
Përgatitja:
Thani lëkurën e shegës në diell dhe më pas e bëni pluhur.
E hidhni atë në një enë hermetike.
Brenda saj shtoni kremin ose disa vajra esencialë, dhe aplikojeni në fytyrë 20 minuta para se të dilni jashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: