Pas Teutës (e eliminuar nga Champions), Partizanit dhe Laçit, Vllaznia është skuadra e katërt nga Shqipëria që do të luajë në turin e dytë të Conference League.

Vllaznia bëri përmbysjen e madhe në Shkodër ndaj boshnjakëve të Shiroki Brijeg, duke fituar 3-0, teksa e kishte humbur 3-1 ndeshjen e parë në transfertë.

Një fitore e merituar e kuqebluve, që i dërgon në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të përballen me qipriotët e AEL Limasolit.

Por pati edhe një situatë kaotike në Shkodër. Gjyqtari suedez ndërpreu për disa momente ndeshjen, për shkak të sjelljes jo të hijshme të tifozëve, duke i paralajmëruar këta të fundit që kanë mbushur shkallët e “Loro Boriçit”.

Të dyja skuadrat iu drejtuam dhomave të zhveshjes, për disa minuta, menjëherë pas shënimit të golit të parë nga shkodranët. Ndeshja më pas rifilloi, ndërkohë që tifozët u paralajmëruan se, nëse do të kishte fishekzjarre apo flakadanë, ndeshja do të ndërpritej!

Ndërkohë që do të jenë edhe 3 ekipe të tjera shqiptare në turin e dytë të Conference League, Shkëndija Tetovë, Shkupi dhe Drita e Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb