Vllaznia e ka nisur me fitore aventurën në Kategorinë e Parë.

Skuadra shkodrane e drejtuar nga Hasan Lika, e cila sezonin e kaluar nuk mbijetoi dot në Superligë, ka mundur sot me rezultatin 2-1 Korabin, në takimin e luajtur në “Loro Boriçi”.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilët në fundin e pjesës së parë realizuan me Hajdarin. Në fraksionin e dytë të lojës skuadra dibrane arriti të barazonte me Murrjan, por gjithsesi nuk do të merrte asnjë pikë pasi braziliani Junior nderoi shkodranët, duke vulosur sfidën dhe njëkohësisht tre pikët e para.

Vllaznia – Korabi 2-1

Shënues: Hajdari 45+3′ , Junior 73′ / Murrja 65′

Vllaznia: Sheri, Gocaj, Gurishta, Ignat, Marku, Krymi, Tafili, G.Lika, Hajdari, Zogaj, Zhunior. Trajner: H.Lika

Korabi: Birja, Doçi, Murja, Kalluçi, Raza, Dida, Osmani, Hoxha, Duka, Kovaçi, Karaj. Trajner: D.Bubeqi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb