Një fitore shumë e rëndësishme për Vllazninë e Mirsad Jonuz, që ka dalë me pikë të plota nga ndeshja me Luftëtarin, në një transfertë delikate ku nuk fitonte prej shumë vitesh.


Në Gjirokastër Luftëtari ka rezistuar ndaj Vllaznisë deri në minutën e 85-të, kur Malota me kokë shënon nga brenda zonës për epërsinë e shkdoranëve, që kanë dyfishuar në kohën shtesë me Likën pr tre pikë të arta që e ngjisin Vllazninë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Luftëtari mbetet i parafundit me 8 pikë.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb