Nuk ishte sezoni më i mirë i mundshëm për Vllazninë, por shkodranët arritën në javë ne fundit të kualifikohen në Europë, pas fitores 1-2 ndaj Bylis. Numri një i stolit të Vllaznisë analizoi ndeshjen, në një intervistë të dhënë.

“Uroj lojtarët për fitoren. S’ka qenë çdo gjë në dorën tonë. Çdo gjë shkoi në anën tonë dhe morëm Europën. Kam ardhur me objektivin për të kapur Eruopën. Jam shumë i lumtur. Nuk ka qenë e lehtë. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Kemi bërë çdo gjë për të arritur Europën, për klubin, për qytetin” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: