Mëngjesin e sotëm, në orën 04:55 dy automjete janë djegur në qytetin e Vlorës. Pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, në lagjen Pavarësia, ku kanë konstatuar se nga flakët ishin përfshirë dy mjete ndërsa rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për BalkanWeb, se si pasojë e zjarrit janë djegur dy mjete, dhe pjesërisht një i tretë, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Sakaq policia ka nisur hetimet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: