VLORË- Qindra banorë të fshatit Trevllazër në Vlorë kanë dalë sot në protestë për mungesën e ujit të pijshëm. Protestuesit kanë kërkuar nga komuna Novoselë dhe kryetari Kanan Shakaj të zgjidhë këtë situatë të rënduar që është prezent prej më shumë se 6 muajsh.

Megjithëse rrjeti ekziston, në çezmat e banorëve nuk shkon asnjë pikë ujë dhe ata e sigurojnë duke e blerë ose duke e mbushur në fshatra të tjera dhe transportuar më pas me kafshë.

Rreth 3 mijë banorë të këtij fshati paralajmëruan bllokimin e komunës Novoselë dhe autostradës Vlorë-Levan, si dhe bojkotimin e zgjedhjeve të 21 qershorit nëse nuk zgjidhet përfundimisht ky problem dhe të furnizohen me ujë të pijshëm.

Edhe kryetari i PD-së Vlorë Moisi Meminaj i kërkoi qeverisë shqiptare të marrë masa urgjente për të parandaluar përhapjen e ndonjë epidemie në fshatin Trevllazër për shkak të mungesës së ujit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: