VLORE

Dy automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë. Nuk dihen ende motivet dhe rrethanat e zjarrit në makina, por policia ka dyshime se kemi të bëjmë me zjarr vënie të qëllimshme. Makinat e djegura janë një BMW X3 me targa AA 990 SE, si edhe një Volkswagen me targa AA 825 LU.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht në atomjetin tip BMW X3, ndërsa makina tjetër është përfshirë nga flakët për shkak se ndodhen e parkuar afër saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb