VLORE

“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga ngjarja që vuri në lëvizje policinë në Vlorë, ajo e gjetjes së pakos së dyshuar me eksploziv në lagjen ’10 korriku’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb”  se eksplozivi i gjetur dyshohet se ishte montuar poshtë një makine.

Dyshohet, ndër të tjera nga grupi hetimor se pakoja të jetë shkëputur gjatë kohës që makina ka qenë në lëvizje në lagjen “10 korriku’, në qytetin e Vlorës. Mendohet se shkaku i shkëputjes së lëndës plasëse nga makina të jetë rruga me gropa, në këtë pjesë të qytetit.

Pakoja është parë fillimisht nga disa qytetarë , të cilët menjëherë më pas kanë njoftuar policinë. Policia më pas evakoi bizneset dhe njerëzit pranë zonës.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb