Policia e Tiranës ka vënë arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, i cili në bashkëpunim me një të mitur, nën kërcënimin e armëve të ftohta kanë vjedhur çantën dhe sendet personale të një burri.

Blutë njoftojnë se vijon puna për arrestimin e 17- vjeçarit, bashkëpunëtor në krim.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 20 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. E., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e një thike, në Kombinat, i kanë vjedhur çantën dhe sendet personale, shtetasit M. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb