VLORË- Prokuroria e Vlorës ka përfunduar dhe ka dërguar për gjykim Aranit Kojdhelin, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se ka përvetësuar një shumë parashë gjatë kohës që ishte punonjës i Posta Shqiptare. Sipas organit të akuzës, mësohet se

ish-punonjësit të Postës në fshatin Shushicë, ka përvetësuar gjatë periudhës 2009-2014 shumën mbi 10 milionë lekë të reja të qytetarëve, të cilët paguanin në sportelin e postës faturat e energjisë elektrike. Gjithashtu, ai ka vjedhur edhe rreth 1.3 milionë lekë të reja nga arka e institucionit të tij.

“Hetimi për këtë shtetas ka filluar në dhjetor 2014, kur ai ishte paraqitur para oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke deklaruar vetëpërgjegjësi për vjedhjen e pagesave të kryera nga abonentë të ndryshëm për faturat e energjisë elektrike. Po ashtu, ndaj këtij shtetasi kanë bërë kallëzim shtetas të ndryshëm për faturat që i kanë paguar dhe u rezultojnë të papaguara, si edhe një kallëzim nga drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare, Vlorë. I pandehuri është hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”.”, citohet në dosjen e Prokurorisë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: